Makfaks

AGJENCIA E PAVARUR E LAJMEVE MAKFAKS

 

Më së shpejti deri te e vërteta

 

Agjencia e lajmeve Makfaks është agjencia e parë private në rajonin e Evropës Juglindore (EJL) dhe një nga mediat e para private në Maqedoni.

Që nga mesi i vitit 2009, Makfaks është në përbërje të Grupacionit Seavus.

Agjencia Makfaks është themeluar nga Liliana Mazova dhe Risto Popovski më 19 Gusht të vitit 1992.

            Makfaks-i, prej 5 мајit të vitit 1993, pandërprerë, shtatë ditë në javë, publikonte lajme të veta, të vërteta dhe të bëra në mënyrë profesionale për Maqedoninë, si dhe lajme nga rajoni në bashkëpunim me Asociacionin e agjencive private të lajmeve – APNA, në të cilin janë anëtare 17  agjenci të lajmeve.


Besim

Makfaks është medium i besueshëm, me një reputacion të lartë në Maqedoni, rajon dhe në botë, të krijuar me respektim të plotë të së vërtetës, vendosjen e standardeve të larta profesionale dhe shpejtësi në punën e agjencive.

Agjencia transmeton lajme në tri gjuhë në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Shfrytëzues të lajmeve të Makfaks-it janë thuajse të gjitha mediat në Maqedoni, agjencitë e lajmeve dhe mediat në rajon dhe më gjerë, si dhe shumë institucione shtetërore.

Lajme të posaçme servise dhe ekonomike në gjuhën anglishte përdorin një numër i madh i ambasadave, misioneve të huaja, bankave dhe kompanive me pronarë të huaj.

 

Projekte

Makfaks-i, duke hapur vazhdimisht hapësira të reja, ka ngritur edhe internet gazetën e parë online në Maqedoni - Makfax-online, me tre edicione ditore, në tri gjuhë.

Makfaks-i në vitin 2005 filloi edhe revistën Macedonia-in-EU të specializuar për çështjet e integrimit evroatlantik, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Agjencia Makfaks në vitin 2004, me mbështetjen e donatorëve të huaj, ka nisur projektin Dosje korrupsion, brenda të cilit është edhe anketa relevante mujore për korrupsionin “Pastër – turbullt”, në të cilën marrin pjesë kryeredaktorët e më shumë se 20 mediave kryesore elektronike dhe të shtypura.

Seksioni “Diskriminim” është një nga projektet më të reja dhe shumë të rëndësishme.

Agjencia Makfaks në vitin 2007 ka promovuar edhe dy botimet e specializuara elektronike “Deili Intel”, në tri gjuhët, si dhe “Biznes Tajm”, tani për tani vetëm në gjuhën maqedonishte.

 

Referenca

Agjenci e lajmeve Makfaks është medium i afirmuar profesional i besueshëm dhe në zhvillimin e tij si konsulutantë morën pjesë Dejvid Bruer dhe Tudor Lomas nga Britania e Madhe, Sissa Jonovski nga Suedia dhe Llari Gerber nga SHBA-të.

Shumë projekte të Makfaks-it u mbështetën nga Komiteti Suedez i Helsinkit -SHC: Ndihma Popullore Norvegjeze - NPA, më pas, IREX-Promedia; USAID, Fondi Institut Shoqëri e Hapur Maqedoni – FIOOM, Organizata Ndërkombëtare për Refugjatët IOM.

Makfaks është anëtar i Organizatës së Mediumeve për Evropën Juglindore SEEMO, në përbërje të Institutit Ndërkombëtar - IPI, me seli në Vjenë, ndërsa është mbështetur nga Asociacioni Botëror i Gazetave – WAN, me seli në Paris.

Makfaks-i është një nga nismëtaret për forimimin e Asociacionit të agjencive private të lajmeve - APNA në Shkup, në tetor të vitit 2006.

Selia e APNA-s, në të cilën janë anëtare 17 agjenci të lajmeve, gjendet në Shkup, ndërsa Makfaks-i është kryesuese.

 

Themelues

Risto Popovski (1945), është më shumë se 40 vjet në gazetari, kryesisht në agjenci të lajmeve. Fitues i Çmimit për vepër jetësore, “Kërste Misirkov” të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për vitin 2003, si dhe të disa çmimeve dhe mirënjohjeve profesionale.


Menaxher
Davor Pashovski


Redaksia
redaktor
Marko Georgiev

 

Gazetarë
Maja Popovska - Sotirovska
Ilia Lloparski
Aleksandar Popovski
Sasho Tanevski
Emil Gashevski
Mirjana Stojanovska
Aleksandra Milevska

Fotografi
Filip Popovski

Lajme në gjuhën shqipe
Enis Misini
Nazmi Abdurrahmani

Lajme në gjuhën anglishte
Vesna Jandrevska
Nebojsha Vasoviq

Marketing
Elefteria Ilievska

Administratore e Web-it
Marina Villarova

Administratori i sistemit dhe Web-it
Aleksandar Maksimovski

Administratë dhe financa
Julia Petrovska